Sat, Nov 30, 2024

Ministrja Ibrahimaj e mohon: Nuk jam shkarkuar dhe as kam dhënë dorëheqje, thashetheme vere!

  • PublishedJuly 26, 2023

“Nuk më kanë shkarkuar, nuk kam dhënë dorëheqje!”. Kështu e mohoi lajmin ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

Në një deklaratë për mediat, Ibrahimaj tha se nuk ishte e vërtetë që kishte dhënë dorëheqje apo që ishte shkarkuar.

“Nuk jam shkarkuar, s’kam dhënë dorëheqje, është koha e thashethemeve të verës. Nuk jam shkarkuar.”, tha ajo mes buzëqeshjes.

Pasditen e sotme u deklarua se në mbledhjen e qeverisë u miratua dhe vendimi për shkarkimin e Ibrahimajt, gjë që u mohua nga ministrja.

Sot socialistët do të mblidhen në Asamblenë e PS-së, e cila pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura.
()

AlbaniaWeb.net