Sun, Apr 20, 2025

Zyrtari i bashkisë nën akuzë për ryshfet me punësimet

  • PublishedJuly 26, 2023

njoftoi të mërkurën më 26 korrik se ka dërguar për gjykim një zyrtar të Bashkisë së Tiranës, i akuzuar për korrupsion.

SPAK sqaron se hetimi është kryer bazuar në pamjet filmike të transmetuara nga emisioni “STOP” ku shfaqen veprime korruptive të të pandehurit , me detyrë përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës.

“Është provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm se i pandehuri Erjon Buçuku… ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 100.000 lekë, për të punësuar shtetasin Geraldi Bregu, si roje e shkollës 9-vjeçare “Ardian Klosi”, Tiranë, si dhe i ka kërkuar përfitim të parregullt shtetasit Geraldi Bregu në vlerën monetare prej 150.000 lekë, për të punësuar të fejuarën e tij si sanitare në shkollën “Mihal Grameno” Tiranë, por shtetasi Geraldi Bregu nuk ia ka dhënë këtë vlerë monetare,” citohet në njoftim.

Buçuku është i disati zyrtar i akuzuar nga SPAK së fundmi për akuza të ngjashme. Më 17 korrik, u kërkua gjykimi i sekretares së Përgjithshme të MInistrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, , si dhe të tre personave të tjerë të akuzuar për korrupsion në një tender. Më herët, këtë vit u arrestua Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Në shkurt u arrestua ish-zyrtarja e lartë e qeverisë, , e cila akuzohet për pastrim parash. Ndërkohë, në janar të këtij viti u dënua me vendim të formës së prerë zëvendësministrja e Brendshme, , e cila u kap në përgjime telefonike duke pranuar 1 mijë euro, një telefon celular dhe një arkë peshk në këmbim të një vendi pune.