Tue, Nov 26, 2024

Aksioni i SPAK/ Nga Pëllumb Gjoka, te ish-shefi i Operacionales, e anëtari i grupit ‘Bajri’, ja kush janë të arrestuarit

  • PublishedJuly 27, 2023

Zbardhen detaje nga megaoperacioni i Policisë së Shtetit. Nga aksioni në fjaë, i shtrirë në disa qytete janë arrestuar biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës dhe Astmer Bilali, pjesë e grupit ‘Bajri’.

Lajmi  konfirmohet për nga gazetarja Klodiana Lala.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë ka ndërmarrë një megapoiracion në Tiranë, Shkodër dhe Kukës. I arrestuari, Pëllumb Gjoka është një personazh kontrovers në botën e krimit, në vitin 2017 ai është plagosur me armë zjarri. Një tjetër i arrestuar është Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës. Policia bën me ndije se është vënë në pranga ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, i cili u largua nga posti i tij pas ardhjes në detyrë ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Nuk kemi ende një numër të saktë të urdhër arresteve, pasi është duke vijuar megaoperacioni”, raportoi gazetarja Klodiana Lala për News24.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr.2 në Tiranë. Në mesin e të arrestuar të operacionit të mëngjesit të së enjtes është dhe drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kukës Xhevahir Lita.

Sakaq mësohet se janë lëshuar 15 urdhra arresti.

()

AlbaniaWeb.net