Tue, Nov 26, 2024

As Neymar dhe as Ronaldo, ja futbollisti që ka gjeneruar më shumë të ardhura nga transferimet në merkato

  • PublishedJuly 27, 2023

Siç dihet, Neymar mban rekordin e transferimit me 222 milionë euro nga Barcelona te PSG, megjithatë, nuk është sulmuesi brazialin që ka gjeneruar më shumë të ardhura nga dy transfertat që ka pasur në karrierën e tij.

Në vend të parë është Romelu Lukaku, i cili ka lëvizur 7 herë dhe ka gjeneruar pak më shumë se 23 milionë euro se Neymar. Podiumin e plotëson Cristiano Ronaldo, që me 4 transferimet e tij ka gjeneruar 247 milionë euro.

Edhe Zlatan Ibrahimovic ka pasur 7 transferime sa Lukaku, por sulmuesi suedez mbyll 10-shen e renditjes. Në këtë renditje speciale, të gjithë janë në fazën offensive, duke dëshmuar se klubet harxhojnë më shumë për të blerë sulmues.

LOJTARËT QË KANË GJENERUAR MË SHUMË NGA TRANSFERIMET

1.Romelu Lukaku: 333.36 milionë euro (7 transferime)

2.Neymar: 310 milionë euro (2 transferime)

3.Cristiano Ronaldo: 247 milionë euro (4 transferime)

4.Álvaro Morata: 189 milionë euro (6 transferime)

5.Philippe Coutinho: 180.3 milionë euro  (5 transferime)

6.Antoine Griezmann: 180 milionë euro (4 transferime)

7.Kylian Mbappé: 180 milionë euro (1 transfertë)

8.Ángel Di María: 179 milionë euro (4 transferime)

9.Ousmane Dembélé: 170 milionë euro (2 transferime)

10.Zlatan Ibrahimovic: 169.1 milionë euro (7 transferime)

()

AlbaniaWeb.net