Inter dhe Al Nassr ndahen në barazim 1-1, Asllani “flirton” me golin në pjesën e dytë
Me rezultatin 1-1 ka përfunduar ndeshja miqësore në Osaka, ndërmjet Interit dhe Al-Nassr. Formacioni i drejtuar nga Simone Inzaghi e pa veten në disavantazh ndaj sauditëve në minutën e 23-të.
Talisca shpiku një asist për Ghareeb, i cili mposhti i pari Stankoviç. Në minutën e 44-t erdhi goli i Frattesi, i cili goditi finalizoi bukur me kokë një krosim të Dumfries. Lautaro Martinez si kapiten dhe ekipi i tij provuan epërsinë në pjesën e dytë, por pa sukses.
Kjo miqësore ndërmjet Interit dhe Al-Nassr-it pa Brozovic të përballej me ish-shokët e tij të skuadrës në Osaka. Inzaghi e nisi me dyshen sulmuese Lautaro-Correa nga minuta e parë, me Stankoviç në portë dhe nënshkrimet e reja Bisseck e Frattesi në fushë.
Nga ana tjetër, Castro kishte të gjithë emrat e tij të mëdhenj, përfshirë kroatin dhe Cristiano Ronaldon. Në fillim të pjesës së dytë u vërejt një vorbull zëvendësimesh: Thuram, Cuadrado, Dimarco, Sensi, Asllani, Darmian dhe Acerbi hynë në lojë për zikaltrit. Në minutën e 56-të, mesfushori ynë kuqezi goditi fort nga buza e zonës kundërshtare, por topi përfundoi paksa jashtë kuadratit kundërshtar.
Pra, ky rast dhe 45 minuta aktivizim për Asllanin, i cili me largimin e Brozovic pritet të ketë më shumë hapësirë aktivizimi te zikaltrit. Ndeshja e radhës e verës së zikaltërve do të jetë të martën, kundër PSG-së, ku do të jetë një tjetër ish, Skriniar.
https://www.youtube.com/watch?v=maCN_LV_4l4
()