Tue, Nov 26, 2024

Klima e investitorëve në Shqipëri, Vasili: Raporti i DASH vulos kapjen e Ramës nga korrupsioni dhe paratë e pista

  • PublishedJuly 27, 2023

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan për klimën e investimeve dhe korrupsionin.

Në një postim në Facebook, Vaili shkruan se raporti i DASH vulos kapjen e kryeministri Edi Rama nga korrupsioni, trafiku dhe paratë e pista, më tej thotë se raporti nxjerr ne pah faktin që investitorët në Shqipëri shantazhohen nga zyrtarët publikë, krimi dhe media.

Postimi i plotë:

Raporti i DASH vulos kapjen e Rames nga korrupsioni, trafiqet dhe paraja e piset!

Raporti i Departamenti Amerikan te Shtetit për klimën e investimeve eshte nje skaner asgjesues i nje situate ekonomike te rrembyer nga krimi dhe korrupsioni.

Raporti vulos faktin se shteti ligjor nuk ekziston per qeverine e Edi Rames, por antiligji dhe gangsterizmi shteteror po shkaterron bisnesin e ndershem duke i hapur rrugen lumit te parave te pista dhe kolapsit te ekonomise shqiptare.

Raporti evidenton qarte se investitorët në Shqipëri shantazhohen nga zyrtarët publikë, krimi, por edhe media.

Konstatimet e Raportit bejne pluhur e hi propaganden e peshtire te Edi Rames dhe ministrave kukulla te tij.

Raporti shprehet ne menyre asgjesuese se:

Investitorët e huaj e cilësojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes.

Ata përmendin korrupsionin e vazhdueshëm duke përfshirë sektorin publik, gjyqësorin, prokurimet publike, konkurrencën e pandershme dhe të shtrëmbëruar, ekonominë e madhe informale, pastrimin e parave, ndryshimet frekuente të legjislacionit fiskal si dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për të bërë biznes në Shqipëri,”

Shqipëria ka një sektor të madh informal dhe aktivitete të pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar për Pastrimin e Parave (FATF) e përfshiu Shqipërinë në listën e saj gri në vitin 2020 dhe vendi vazhdon të jetë në listën për vitin 2023 për shkak të mangësive strategjike në adresimin e shqetësimeve të pastrimit të parave.

Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg,”

Akuzat për korrupsion janë të zakonshme dhe investitorët shpesh raportojnë se ata bëhen objektiv i zhvatjes si nga administrata publike, ashtu edhe nga media dhe grupet kriminale,”

Investitorët raportojnë në mënyrë frekuente raste të korrupsionit të qeverisë, të cilat vonojnë dhe parandalojnë investimet në Shqipëri.”

Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.

Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme.

Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe përjetësimi i praktikave joformale të biznesit.

Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të diskutueshme tregtare me entitete publike dhe private, duke përfshirë disa që shkuan në arbitrazh ndërkombëtar.

QEVERISJA ME LIGJ KA MARRË FUND ME EDI RAMEN DHE LIGJIN PO E BEN KORRUPSIONI, PARAJA E PISET, TRAFIKANTET DHE KRIMINELET.

()

AlbaniaWeb.net