Wed, Nov 27, 2024

KPA lë në fuqi vendimin për ish-këshilltaren ligjore, Ornela Xhembulla

  • PublishedJuly 27, 2023

, KPA njoftoi të enjten më 27 korrik lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për ndërprerjen e vetingut të ish-ndihmëses ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, , si dhe të sanksionit që i ndalon asaj rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga , me relator dhe anëtare , dhe Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Xhembullës ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Ornela Xhembull ushtroi detyrën e ndihmëses ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme për periudhën janar 2015 – shkurt 2017, kur me urdhër të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe, u emërua oficere e policisë gjyqësore. KPK konstatoi se Xhembulla duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit si subjekt i kategorisë ex officio për shkak se ushtronte detyrën e ndihmëses ligjore ur hyri në fuqi legjislacionit vetingut të magjistratëve. Po ashtu, u evidentua se ajo kishte plotësuar dhe dorëzuar deklaratën e pasurisë; atë të kontrollit të figurës; si dhe formularin e vetëvlerësimit profesional.

Nisur nga fakti se Xhembulla nuk e ka ankimuar ndryshimin e pozicionit të saj, KPK

çmoi se tërësia e veprimeve të subjektit të rivlerësimit vinte në përputhje me vullnetin e saj për të mos qëndruar në detyrën e këshilltarit ligjor, por për të kryer detyra të tjera të ndryshme dhe më të rëndësishme. Bazuar në këto argumente, KPK e vlerësoi si dorëheqje dhe vendosi nëprerjen e vetingut së bashku me ndalimin që përcakton neni G i Aneksit të Kushtetutës që kufizon të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.