“Luftë” totale, Mbappe tërbon PSG, refuzon milionat e sheikëve
Milionat nga Arabia Saudite pa ndryshojë totalisht konceptin e merkatos, por jo të gjithë zgjedhin paratë përpara karrierës, shembulli i fundit është Kylian Mbappe. Al Hilal provoi në çdo formë të rrëmbejë yllin francez, duke i ofruar 400 milionë euro për dy vite, plus 300 milionë për PSG, por së fundmi “gjeli” më i famshëm ka refuzuar zyrtarisht ofertën e ardhur nga klubi saudit. Mbappe as që e mendon faktin që mund të largohet nga futbolli i rëndësishëm, nga Evropa, madje sipas mediave evropiane, përfaqësuesit e tij nuk e kanë marrë fare mundimin të takojnë drejtuesit e Al Hilal.
Ky refuzim publik i Mbappes nuk është pritur mirë nga drejtuesit e PSG të cilët shpresonin shumë se mund të arkëtonin një shifër rekord, por në këto kushte, nëse Real Madrid nuk lëviz, rrezikojnë ta humbasin falas. Nuk është një sekret që Mbappe ëndërron vetëm Madridin, por presidenti Perez nuk e ka me nxitim të bëjë një çmenduri ekonomike, të paguajë 200 milionë euro, për një lojtar që është në përfundim të kontratës.
()