Mbledhja online e thirrur nga Bardhi, Këshilli Kombëtar i PD pezullon nga funksioni Kryesinë e Partisë Demokratike
Në mbledhjen online të Këshillit Kombëtar të PD i thirrur nga Gazment Bardhi, është marrë vendimi për shkakrimin e Kryesisë.
“Aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor.
Të gjitha këto vendime janë anuluar dhe Këshilli Kombëtar ka vendosur të pezullojë veprimtarinë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj”, është thënë në këtë mbledhje.