Milan vazhdon me përforcimet, kuqezinjtë prezantojnë sulmuesin e Villareal
Nuk ka më dyshime. Samuel Chukwueze është lojtari i ri i AC Milan. Këtë e ka bërë të ditur klubi kuqezi me njoftim në rrjetet sociale. Sulmuesi i njohur do të qëndrojë në Milano, të paktën deri në vitin 2028.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka blerë në mënyrë të përhershme futbollistin Samuel Chimerenka Chukëueze nga Villarreal CF. Sulmuesi nigerian ka nënshkruar një kontratë me klubin AC Milan. deri më 30 qershor 2028.
Chukwueze luajti për herë të parë për Villarel në ekipin e parë në shtator 2018, duke arritur në kuotën e 207 paraqitjeve dhe duke shënuar 37 gola. Gjithashtu, ai ka mundur të fitojë edhe 1 Europa League. Lojtari numëron 28 paraqitje dhe 4 gola me kombëtaren e Nigerisë. Samuel Chukëueze do të mbajë fanellën me numrin 21 te Milani.
????????️ Samuel Chukwueze ????????
Official Statement ???? https://t.co/mtMWKYO651
Comunicato Ufficiale ???? https://t.co/7oFv0XvALZ#ACMQuest #SempreMilan pic.twitter.com/S99Qp9nxKF
— AC Milan (@acmilan) July 27, 2023
()