Përplasi për vdekje me makinë një grua dhe u largua nga vendngjarja, policia identifikon shoferin, një 16-vjeçar
Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik sot në Fushë-Krujë, ku një automjet pasi kishte aksidentuar për vdekje një grua, u largua nga vendngjarja.
Nga hetimet e policisë, rezulton se në drejtues mjeti në momentin kur ndodhi aksidenti ka qenë një 16-vjeçar.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e sotme, për aksidentin e ndodhur në Fushë-Krujë, ku drejtuesi i një automjeti aksidentoi me pasojë vdekjen shtetasen M. H. dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit, ju sqarojmë se: Shërbimet e Qarkullimit Rrugor Krujë kanë bërë identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, i cili është një shtetas 16 vjeç, banues në Krujë. Në vijim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, u bë arrestimi i 16-vjeçarit, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.
()