Problemet e shëndetit mendor, mjekja psikiatre: Është rritur me 50% numri i pacientëve të shtruar krahasuar me vitin 2022
TIRANE
Problemet me shëndetin mendor të popullatës po marrin përmasa të frikshme në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare, në 4 mujorin e parë të këtij viti, është rritur me 50% numri i pacientëve të shtruar, krahasuar me 4-mujorin e parë të 2022.
Mjekja psikiatre, Arjana Rreli, konfirmon se këto shifra janë të ndikuara kryesisht nga tërmeti i 2019 dhe pandemia e COVID-19, duke mos përjashtuar faktorin biologjik.
Mjekja pranoi se stigmat dhe paragjykimet për t’u këshilluar me mjekun ekspert të fushës janë ende të mëdha në popullatën shqiptare, por vitet e fundit, ka një ndërgjegjësim të shtuar për të takuar mjekun psikiatër sa herë u paraqiten probleme të shëndetit mendor.
Temperaturat e larta sipas mjekes Rreli luajnë një aspekt negativ sa i përket shëndetit mendor.
Mjekët dhe ekspertët rekomandojnë një stil tjetër jetese për të minimizuar problemet e shëndetit mendor, të pasur me biseda sa më pak toksike, shmangien e pijeve alkoolike dhe kafeinës së lartë, si dhe sa më shumë aktivitet fizik.
.