PSG u ”qep” gojën të gjithëve, asnjë në klub nuk mund të përgjigjet kur pyetet për Mbappe
Nga idhulli i tifozërisë së PSG-së në vitet e fundit, Kylian Mbappe është kthyer në të urryerin e tyre. Pas vendimit për të mos rinovuar kontratën me parizienët, gjërat mes palëve kanë shkuar duke u përkeqësuar çdo ditë e më shumë dhe kulmoi me lënien jashtë fazës përgatitore.
Ndërkohë, klubi ka marrë edhe një tjetër vendim për Mbappe. Duke qenë se në çdo intervistë dhe konferencë shtypi që lojtarët apo stafi kanë me mediat, ka gjithmonë pyetje për Mbappe, klubi ka vendosur që të mos diskutohet më. Kështu, askush nga PSG nuk mund të përgjigjet më në lidhje me francezin.
Në këtë “bllokim” bën pjesë edhe vetë trajneri Luis Enrique i cili nuk lejohet të flasë, komentojë apo edhe japë mendim për çështjen më të nxehtë që klubi ka. E ardhmja e Mbappe është e paqartë dhe dëshira e tij për të qenë pjesë e Realit është e madhe, pasi ka refuzuar edhe ofertë faraonike nga Arabia Saudite.
()