Real Madrid mposht Manchester United, Arsenal i jep “leksion” Barcelonës, festival golash në Los Angeles
Pasi mposhti Milanin me përmbysje, Real Madrid fitoi edhe miqësoren e dytë në tokën amerikane, ku ndodhet për turneun veror. Kësaj here, “Los Blancos” fituan 2-0 ndaj Manchester United në stadiumin e Houston-it.
Ndeshja u zhbllokua pas vetëm gjashtë minutash me Bellinghamin, goli i tij i parë me fanellën e bardhë. Ish-lojtari i Borussia Dortmundit, i ndihmuar nga një pasim i gjatë dhe i shkëlqyer i Rudiger, e stopoi topin në mënyrë perfekte, përpara se të mposhtte Onanën me një parabël të butë.
Joselu, një minutë nga fundi i kohës së rregullt, bëri goditje madhështore me “biçikletë” dhe firmosi 2-0 përfundimtar. Skuadra e Carlo Ancelottit do të rikthehet në fushë të shtunën, më 29 korrik, në “El Clasico” kundër Barcelonës, ndërsa të kuqtë e Ten Hag do të përballen me Borussia Dortmundin më 31 korrik.
Në ndeshjen tjetër miqësore të luksi, Arsenal mposhti 53- Barcelonën. Të besuarit e Xavit e nisën fuqishëm, duke kaluar në avantazh në minutën e 7-të përmes Robert Leëandoëskit, i cili bëri mirë për të shënuar pas një pritjeje të parë të Ramsdale ndaj Raphinhas.
Më pas rrëmujë blaugrana në mbrojtje. Christensen i përgjumur dhe Saka përfiton nga kjo, duke barazuar 1-1 në minutën e 13-të. I njëjti nga anglezët humbi një penallti pak minuta më vonë, duke e dërguar jashtë kuadratit topin. Më pas Raphinha ekzekutoi goditje dënimi dhe kaloi të tijtë në epërsinë 2-1.
Para pushimit mes dy pjesëve kishte vend për golin e të porsaardhurit tek Arsenali, Kai Havertz tundi rrjetën, duke barazuar 2-2. Trossard ishte i egër në pjesën e dytë, fillimisht mposhti Ter Stegen me këmbën e majtë, më pas përfundoi me këmbën e djathtë një krosim nga Tierney për epërsinë 4-2. Ferran ngushtoi në 4-3, por vetëm kaq, pasi Fabio Vieira shënoi për Arsenalin, duke e mbyllur 5-3.
()