Wed, Nov 27, 2024

U vra tre vjet më parë, Prokuroria i sekuestron 20 mln euro pasuri

  • PublishedJuly 27, 2023

njoftoi të enjten më 27 korrik se i ka kërkuar gjykatës sekuestrimin e pasurive të Paulin Markajt, i njohur edhe si , i cili u ekzekutua në një atentat më

30 maj të vitit 2020 në qytetin e Laçit. Po ashtu, në njoftim thuhet se është kërkuar edhe sekuestrimi i pasurive në emër të familjarëve të tij me vlerë tregu rreth 20 milionë euro, pasi dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

“Ky shtetas është pjesë e një grupi kriminal, i cili fushë kryesore të aktivitetit të tij kriminal ka veprën penale ‘trafikimit të lëndëve narkotike’. Paraprakisht, janë identifikuar pasuritë të cilat dyshohet se nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer shtetasi N. Gj.,” thuhet në njoftim.

Prokuroria sqaron se nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar, përsa i përket pasurive të Gjergjit dhe familjarëve të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se janë fituar si rezultat i veprimtarisë kriminale. Nga ana e prokurorisë është kërkuar sekuestrimi i 31 pasurive, të cilat në total kanë  një vlerë transaksioni 6 milionë euro, por që në vlerë tregu përllogariten rreth 20 milionë euro. Pasuritë rezulton të jenë blerë gjatë periudhës 2000-2017, kur vetëm në 2004-ën janë blerë prona në vlerën totale mbi 1.4 milion euro, duke likujduar rreth 406 mijë euro në atë vit.

Hetimi ndaj Markajt është filluar më parë prej ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila në vitin 2018 e ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës për kompetencë për “pastrim të produkteve të veprës penale”. Nga verifikimet ka rezultuar se Markaj është hetuar për trafik droge në Itali, ku është ndaluar një herë në vitin 1999 dhe më pas rezulton të ketë dalë nga burgu në 2011-ën.

u ekzekutua në qershor të 2020 së bashku me një biznesmen tjetër nga një grup autorësh që ishin maskuar me uniforma policie.

Ligji “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i quajtur ndryshe si ligji “Antimafia”, parashikon se ‘masat parandaluese mund të kërkohen dhe ndaj trashëgimtarëve të personit, subjekt i zbatimit të këtij ligji, por, në çdo rast, jo më vonë se 5 vjet nga data e vdekjes’.