Deputeti Korreshi ironizon deklaratat e Pampurit dhe Çollakut: Pakica e ka të qartë qëndrimin e saj. Në mëngjes ndryshe, në darkë…
Zgjedhjet e 29 korrikut për kryetarin e ri, kanë ndezur debatet brenda PD. Ndërkohë në një reagim të fundit, deputeti Saimir Korreshi, ka ironizuar deklaratat e zëdhënëses së Grupit Parlamentar Orjola Pampuri dhe të Kreshnik Çollakut.
Në reagimin e tij Korreshi shprehet se zakonisht deklaratat e shumicës nuk pasqyrojnë mendimin e pakicës, duke shtuar se ndryshe janë qëndrimet e tyre në mëngjes dhe ndryshe në darkë.
STATUSI:
Zakonisht deklaratat e shumicës nuk pasqyrojnë mendimin e pakicës! Pakica e ka të qartë qëndrimin e vet, në mengjes ndryshe, në darkë ndryshe