Tue, Nov 26, 2024

“Nuk ishin terroristë”, Gjiknuri flet për njohjen me Mërtirin dhe Zoton

  • PublishedJuly 28, 2023

Ish- sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjikuri iu përgjigj pyetjeve për njohjen e tij me dy biznesmenët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri e , pasi emri i tij doli në dosjen hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër ish.zv.kryeministrit .

Ahmetaj i është shmangur përballjes me drejtësinë pas akuzave për korrupsion dhe pastrim parash.

Gjiknuri tha të premten para gazetarëve se ai nuk mund të quhej fajtor pse i njihte dy biznesmenët dhe shtoi se ishte i hapur për drejtësinë, nëse kishte dyshime se ata kanë përfituar nga pozita e tij si ministër.

“Njohja me njerëz të caktuar nuk të bën fajtor. Asnjë vendimmarrje imja nuk ka sjellë përfitime për ata njerëz,” tha Gjiknuri në një dalje për mediat, ku i dorëzoi detyrën pasardhësit si sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste .

“Këta nuk ishin terroristë ndërkombëtarë, por po hetohen për një procedurë të caktuar,” tha Gjiknuri për Mërtirin dhe Zoton, duke pranuar se njërin prej tyre e njihte që në vitin 2001.

Sipas dosjes së , Gjiknuri dyshohet se përfitoi në dy raste pagesa hotelesh nga biznesmeni i koncesioneve të inceneratorëve, Klodian Zoto, në kohën që mbante detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ish-ministri u mbrojt se “dy udhëtimet në fjalë janë udhëtime zyrtare me kolegun Arben Ahmetaj” dhe shtoi se në procedurat e inceneratorëve “roli I ministrit të Energjisë është  shumë periferik, nuk ka pasur kompetencë direkte”.

Në dosjen e SPAK flitej se një projekt tjetër nga ana e Zotos dhe Mërtirit ka qenë objekt i bisedimeve – një kontratë koncesionare për instalimin e mbi 1 milionë matësave të energjisë elektrike.

Sipas prokurorisë bëhej fjalë për një interes në të cilin ishte përfshirë kompania ITS sh.p.k dhe AE Distribution e shtetasit Gerian Kuka si dhe një kompani kineze, me qëllim të shitjes së matësave të energjisë elekrike. Gjiknuri në atë kohë ishte ministër i Energjisë dhe Shqipëria po përjetonte të ashtuquajturën reformë të rimëkëmbjes së sektorit të energjisë.

Dy ditë më parë, Gjiknuri u shkarkua me propozim të kryeministrit Edi Rama nga detyra e lartë në PS, por ndryshe nga sa u lexua në publik si një distancim politik për shkak të këtyre hetimeve, Gjiknuri tha se: “nuk e shoh si braktisje”.

Nga ana tjetër, Blendi Klosi i cilësoi rezultatet e hetimeve për inceneratorët si një shembull i drejtësisë së pavarur dhe funksionale, të cilën PS e kishte premtuar.