Wed, Nov 27, 2024

Sot festohet dita e Ashures, Samarxhi: Luftëtarët mbijetuan vetëm falë kësaj ëmbëlsire

  • PublishedJuly 28, 2023

Gazetari Ferdinand Samarxhi, i ftuar në studion e News24, foli për ditën e Ashures.

Samarxhi-u uroi besimtarët, teksa foli për historinë e Imam Hysenit, të cilën e quajti drithëruese, por edhe e ndritshme në të njëjtën kohë. Ndërsa në lidhje me ditën e Ashures, ai tha se luftëtarët arritën të mbijetonin vetëm falë kësaj ëmbëlsire.

“Historia e Imam Hysenit është drithëruese por e ndritshme. Kjo bashkëjetesë, harmoi dhe bashkëveprim duhet të shohë nga e ardhmja dhe zhvillimi. Imam Hyseni he 72 luftëtarë ranë dëshmorë në Qerebala. Qerbelaja është histori dhe ndaj bektashinjtë janë të lindur me profetin Muhamed. Vlen të theksojmë se luftëtarët për të mbijetuar gatuan vetëm ashuren.

Mesazhi i përcjellë është për paqe, harmoni de dashuri për të gjithë besimtarët. Besimtarët pasi panë përshëndetjen e Kryegjyshit morën pjesë në ritet e tyre, ku u bekuan nga Katërgjyshi Botëror dhe shijuan ashuren për të përkujtuar luftëtarët e rënë në luftë.

I uroj gjithë besimtarëve që kjo ditë e përkujtimit të kësaj epopeje, njerëzit, Imam Hysniu luftoi për lirinë e jetës”, u shpreh ai.

 

AlbaniaWeb.net