Vis Martinaj porositi vrasjen e Boriçit, zbardhen detaje nga dosja e SPAK për grupin kriminal, del edhe emri i personit që do të vriste Albin Kurtin
zbulon detaje nga dosja e hetimit të SPAK ku pas përgjimeve u fundos grupi kriminal dhe u arrestuan ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasanbega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për se Gjon Boriçi u vra nga grupi i Bajrave për llogari të Ervis Martinajt, teksa ky i fundit nuk do jepte para për vrasjen e Gjon Boriçit, pasi do vriste si këmbim Kleant Musabelliun.
Oltion Bistri rezulton se ka biseda telefonike me biznesmenin Pëllumb Gjoka, ndërsa ai i ka toleruar këtij të fundit shkelje në biznesin me lojëra fati. Në mes të kërkuarve në dosje del edhe emri i Prekë Kodrës, i skeduar edhe si personi që dyshohet se do vriste Albin Kurtin.
Kujtojmë se 15 personat që SPAK lëshoi urdhër arreste, 6 të arrestuar tashmë dhe 9 të shpallur në kërkim janë:
Të arrestuar: Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Oltion Bistri, Xhevahir Lita.
Të shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj, Elion Hato.