Vrasësi i të birit u dënua me 10 vite burg, babai i Rrushdi Hoxhës ngre dyshime: S’jam dakord me gjykimin, im bir u vra nga një grup kriminal
Babai i Rrushdi Hoxhës, i cili u vra dhe gropos pas Malit të Dajtit nga miku i tij Fredi Rrushi, reagon ashpër ndaj vendimit të gjykatës që e dënoi autorin e krimit me vetëm 10 vite burgim.
I moshuari, Xhelal Hoxha ngre dyshime se i biri është vrarë nga një grup kriminal dhe se vrasja është kryer me pagesë. Babai pohon se nuk do të ndalet derisa të gjejë drejtësi.
Rrushdi Hoxha u zhduk pa gjurmë dhe pas denoncimit nga familjarët policia zbuloi se ai ishte vrarë nga miku i tij Fredi Rrushi, i cili e kishte mbuluar me një masiv dheu prapa Malit të Dajtit.
()