Sot zgjedhjet për kryetarin, Flutura Açka: Nuk votohet emri, por procesi pa kthim i demokratizimit të PD
Teksa sot demokratët votojnë për kryetarin e ri, vjen një reagim nga deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka.
Kjo e fundit shkruan në rrjetet sociale se sot nuk votohet për emrin, por për procesin pa kthim të demokratizimit të PD-së.
REAGIMI I AÇKËS
Qiejt e pastër politikë në demokraci, nuk ndodhin prej natyre si çdoherë pas stuhisë. Për qartësinë e tyre duhet të lesh shenjën tënde: të vizatosh blu mbi blu.
Dhe demokratët sot kanë shenjën e tyre. Sot nuk votohet emri, por procesi pa kthim i demokratizimit të Partisë Demokratike, votohet ndarja përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane.
Është një betejë e vështirë, shumë e vështirë, por jo e pamundur.
()