I arratisur nga burgu dhe i shpallur në kërkim, arrestohet shqiptari i konsideruar ‘koka’ e bandës kriminale në Mykonos
Një shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar në ishullin grek Mykonos, pasi konsiderohej si ‘koka’ e një bande hajdutësh.
Mediat greke shkruajnë se kreu i bandës ishte arratisur në vitin 2018 me 9 të burgosur të tjerë. Së bashku tre bashkatdhetarë, në rakun kohor 16-22 korrik, kishin hyrë në 5 vila në Mykonos.
Në vjedhjen e tyre të fundit në një vilë luksoze në zonën e Kalafatis, përveç parave dhe bizhuterive, ata kishin marrë edhe një palë kufje me valë, të cilat i kanë “tradhtuar”. Kjo sepse pronari i tyre amerikan, përmes një aplikacioni në celular, ka zbuluar gjurmët e tyre. Kështu, një grup efektivësh policie lokalizuan 4 hajdutët shqiptarë dhe më pas i kanë vendosur në pranga.
()