Qëlloi me armë zjarri pas konfliktit në Durrës, ministri Balla shkarkon punonjësin e Gardës. Ndalohet nga policia
Përjashtohet nga detyra me urdhër të ministrit të Brendshëm Taulant Balla punonjësi i Gardës së Republikës që qëlloi me armë në ajër pas konfliktit në Hamallaj të Durrësit.
Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori Martin Nikolla, ka përdorur edhe armën e shërbimit.
Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij.
KONFLIKTI
Konflikti në fshatin Hamallaj mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi ka nisur prej kohësh. Familja Kaci ka bërë disa denoncime nëpër institucione dhe përpjekje për të shmangur konfliktet me familjen Nikolla, por me sa duket pa rezultat.
Gazetari Juli Shota raportoi për “” se ditën e sotme Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta anëtarë të familjes Kaçi, komshinj të tyre.
Martin Nikolla, i cili është punonjës i Gardës së Republikës dhe pjesë e grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë dhunuar shtetasin Pjetër Kaçi, 80 vjeç kryefamiljar i familjes Kaçi cili po kalonte në rrugën e lagjes.
Sipas dëshmive, Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolli i kanë zënë rrugën duke i thëne ‘pse na sheh’ dhe pas këtij debati e kanë goditur te moshuarin. Duke parë konfliktin janë afruar djemtë e të moshuarit të cilët gjithashtu janë dhunuar nga ana e familjes Nikoll,a të cilët të pajisur me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete të tjera të forta i kanë goditur dhe dhunuar te gjithë anëtarët e kësaj familjeje.
Madje sipas tyre, Martin Nikolli ka nxjerrë pistoletën duke ia drejtuar familjes Kaçi e me të ka gjuajtur 5 herë në drejtim të tyre.
Si pasojë e dhunës janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi njëri prej të cilëve ka marrë fraktura në kokë ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë, gjithashtu pre e dhunës kanë rënë dhe gra e fëmijë.
Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje dhe ka shoqëruar personat e përfshirë në konflikt.