Mon, Apr 21, 2025

VIDEO/ Shqiprim Taipi e bën “sefte”, ish-mesfushori i Kukësit gjen golin e parë në Kazakistan

  • PublishedJuly 30, 2023

Ish-mesfushori i Kukësit, Shqiprim Taipi, ka gjetur golin e parë me skuadrën e tij të re, Kaspij Aktau në Premier Ligën e Kazakistanit. Në minutën e 19’, 26-vjeçari merr një top brenda zonës dhe me një lëvizje të bukur godet duke çuar topin drejt rrjetës dhe duke rivendosur baraspeshën kundër Aktobe.

Kjo ishte ndeshja e tretë për Taipin në skuadrën e tij të re, teksa Kaspij vazhdon të jetë në një gjendje jo të mirë në kampionat pas 17 ndeshjesh.

AlbaniaWeb.net