Mon, Apr 21, 2025

VIDEO/ Vrau gruan dhe më pas veten, ja momenti kur policia rrethon zonën për kapjen e autorit në Maliq. Shihni pamjet nga operacioni

  • PublishedJuly 30, 2023

Publikohen pamjet me dron gjatë operacionit policor për kapjen e Gjergj Mullollit, i cili mbrëmjen e djeshme ekzekutoi gruan e tij dhe më pas e hodhi në një gropë të ujërave të zeza.

Nga pamjet e publikuara shihen forcat e policisë të ishin duke punuar për kapjen e 55-vjeçarit. Pasi ka parë punonjësit e policisë në çdo rrugicë, 55-vjeçari hapi zjarr ndonjë efektivëve duke rrezikuar jetën e tyre dhe më pas është vetëvrarë.

Njoftimi i policisë:

Zëmblak/Maliq/ Pamje me dron gjatë operacionit të shkallës së lartë të vështirësisë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij shtetases L. M, 46 vjeçe, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, Maliq.

Shtetasi Gj. M., 55 vjeç, pasi ka parë policinë, duke ju rrezikuar seriozisht jetën punonjësve të Policisë.

55-vjeçari në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t’u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t’u larguar autori Gj. M., ka vrarë veten.

AlbaniaWeb.net