Wed, Nov 27, 2024

Vrasja e 46-vjeçares në Maliq, psikologia Lekli: Femra shqiptare po vuan pasojat e një shoqërie të frustruar dhe të traumatizuar

  • PublishedJuly 30, 2023

Psikologia Marsela Lekli ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maliq, ku u vra nga bashkëshorti i saj 46-vjeçarja Luiza Mullalli.

Ajo shkruan se lajmi tronditës ‘nuk e nxjerr nga letargjia shoqërinë tonë, e cila duket sikur është mësuar me ngjarje të tilla dhe nuk krijojnë aspak ndjeshmërinë e reagimit’.

Reagimi i plotë:

Një tjetër grua vritet, ndërkohë shoqëria jonë e mekur, e përcjell këtë lajm me habinë e momentit dhe të nesërmen gjithçka harrohet.

46-vjeçarja Luiza Mullalli në fshatin Zemblak në Maliq i merret jeta në mënyrë makabre nga bashkëshorti i cili më pas vret veten,  është thjeshtë kronika e zezë e radhës, por përtej tronditjes, lajmi nuk e nxjerr nga letargjia shoqërinë tonë, e cila duket sikur është mësuar me ngjarje të tilla dhe nuk krijojnë aspak ndjeshmërinë e reagimit.

Femra shqiptare, po vuan pasojat e një shoqërie të frustruar dhe të traumatizuar, duke u bërë objekt i vrasjeve dhe makabriteteve të herëpashershme.

Ndërhyrja në legjislacion dhe adaptimi i mekanizmave konkretë që synojnë rolin e gruas, dhe implemementimit të strategjive është emergjencë kombëtare.

Çdo ditë e vonuar në këtë drejtim, është premisë për krime të tjera ndaj femrës shqiptare, ndaj nuk duhet humbur kohë, pasi është prekur fundi dhe ringritja do jetë gjithnjë e më e vështirë.

 

AlbaniaWeb.net