Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin, i mituri transportohet me urgjencë në spital
Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Kuçovë, ku një fëmijë gati 10 vjeç është përplasur nga një makinë. Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit, pranë parkut të ri të qytetit.
Gazetarja Eneida Petova raporton për se fëmija ka dalë nga parku me vrap në rrugë dhe është përplasur nga mjeti.
I mituri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.
Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Lapidari”, Kuçovë, një automjet që drejtohej nga shtetasi E.B, ka aksidentuar një shtetas të mitur 10 vjeç, këmbësor. 10-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
()