Shpërndante kokainë dhe kanabis në zonën e Ksamilit, arrestohet 54-vjeçari. Në pranga dhe një grua për…
SARANDË
Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, në zonën e Ksamilit, vihet në pranga 54-vjeçari. Arrestohet dhe një 33-vjeçare për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, 3 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e dozave të lëndëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 12”, për goditjen e një rasti në këtë fushë.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Edmond Hajta, 54 vjeç, banues në Ksamil, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 27 doza me lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 peshore elektronike për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 3 celularë, si dhe 13 400 lekë të rinj, 530 euro, 140 dollarë dhe 60 paund që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale;
M. B., 33 vjeçe, banuese në Ksamil, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që kryente shtetasi Edmond Hajta, por nuk ka kallëzuar në Polici.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.