Thu, Nov 28, 2024

Trajneri i Atletic Escaldes para Partizanit: Mund t’ia dalim, e kemi të qartë çfarë do bëjmë

  • PublishedJuly 31, 2023

Nesër në “Air Albania”, Atletic Escaldes do të përballet me Partizanin, në sfidën e dytë të turit të dytë të Conference League. Edhe pse ekipi nga Andorra u mund 1-0 në sfidën e parë, trajneri Daniel Luke ka besim.

“E vërteta është që nuk do të ndryshojmë shumë gjëra. Do të bëjmë diçka të ngjashme me atë që jemi mësuar të bëjmë. Besojmë te puna jonë, pa ndryshuar modelin dhe mënyrën e lojës. Erdhëm këtu që të fitojmë ndeshjen dhe me dëshirën që të dalim në fushë duke besuar te filozofia jonë. E kemi bërë në fushën tonë dhe e kemi bërë gjatë gjithë sezonit.

Partizani? Sinqerisht kur më kanë intervistuar javën e kaluar, kamë thënë që sipas meje janë një ekip i mirë, me shumë histori, me objektiva të lartë e me lojtarë me shumë cilësi. Por ne nuk  kemi frikë dhe treguam se nuk ishte shumë superior në fushë. Por në aspektin fizik, në minutat e fundit mund të ishin më të fortë, por jemi rivalë të cilët në fushën e lojës mund të qëndrojmë në një nivel me ta, në mbrojtje e në sulm.

Ekipi ka rikuperuar pas ndeshjes, kam të gjithë lojtarët në dispozicion dhe kemi ardhur me ekipin me rendiment të plotë fizik.

Jam një trajner i cili kërkon që të bëjmë lojë ku të mbajmë topin. E kemi bërë në fushën tonë. Jemi munduar të bëjmë edhe në ndeshjen e parë. Kemi studiuar ndeshjen në Andorra dhe kemi ide më shumë.

Ne kemi këto lojtarë jemi bashkë prej 3 javësh. Një grup i ri pas largimeve pas Champions, por kemi punuar shumë për ndeshjen e parë. Pas ndeshjes së parë jemi shumë të lumtur me 1-0, ishim pa fat te episodi me portierin, por jemi të lumtur me eksperiencën.

Lojtarët më të rrezikshëm? Kristian Mba është një sulmues shumë i mirë. Nuk e lejoi ekipin tonë të dilte para. Edhe Mensah që është operuar dhe i urojmë shërim të shpejtë, është një lojtar i mirë. Dsa Silva është një nga lojtarët që është i rëndësishëm për ta”, – Tha ai.

()

AlbaniaWeb.net