“Bëni ç’është e mundur për të qenë të pranishëm”, mblidhet më 4 gusht Këshilli Kombëtar i Berishës
Më 4 gusht, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur Këshillin Kombëtar. Përmes një njoftimi, mësohet se në fokus të mbledhjes do të jetë analiza për zgjedhjet e 14 majit.
Mes të tjerash Berisha porosit që të gjithë anëtarët të bëjnë çmos që të jenë të pranishëm në mbledhjen e Këshillit.
Njoftimi i zyrës së Berishës:
Kryesia e PD merr vendim për nisjen e analizës së brendshme dhe thirrjen e Këshillit Kombëtar. Partia Demokratike në mbledhjen e Kryesisë vendosi fillimin e procesit të analizës së saj të brendshme, ku u miratuan drejtimet dhe modalitetet që do të ndiqen. Kryesia mori vendim gjithashtu të thërrasë ditën e premte në orën 19.00 mbledhjen e Këshillit Kombëtar për miratimin e dokumenteve përkatëse.