Forcimi i lekut dhe zhvlerësimi i euros, apeli i profesorit të Financave në Angli: Mbroni eksportuesit, BSH të ndërhyjë
Profesori i Financave në Angli, Evarist Stoja në një intervistë në “News24” foli për forcimin e parasë dhe dobësimit të parasë.
Gjatë kësaj interviste ai theksoi se numri i lartë i vizitorëve, remitancat, kanë pasur rol të rëndësishëm.
“Lehtësimi sasior i ndarmarrë pas krizës financiare është po ashtu një tjetër faktor”, u shpreh ai. Gjithashtu këshilltari i guvernatorit të Bankës së Anglisë, Stoja teksa u ndal tek forcimi i lekut, shtoi se kjo është pozitive, por thekson se e mesmja e artë do të ishte një kurs këmbimi të qëndrueshëm që nuk luhatet.
“Duke pasur një kurs të lirë, që lëviz në varësi të ofertës dhe kërkesës. Është një mbi super-ofertë e monedhave të huaja që shpie në këtë dis-ekuilibër. Zhvillimi i një ekonomie si Shqipëria nuk mund të bazohet tek konsumi i brendshëm. Faza e zhvillimit është tek eksportet, sa i përket biznesit fason, ka nevojë për zhvillim të këtyre bizneseve pasi në afat të gjatë si biznese nuk kanë të ardhura. Por ky zhvillim i bizneseve fason kërkon kohë, s’mund të bëhet brenda natës. Duhet të ndihmohen të gjithë eksportuesit sepse rrezikohen dhe një pjesë e tyre mund të mos ekzistojnë më. Leku është tejforcuar dhe kjo është evidente, forcimi i lekut është gjë e mirë, por e mesmja e artë do të ishte një kurs këmbimi stabël që nuk luhatet kaq fort. Kjo gjithashtu kërkon kohë dhe mirë është të bëhet çfarë është e mundur për të kaluar këtë vështirësi. Ndërhyrjet duhet të bëhen nga Banka Qendrore”, tha ai, duke shtuar: “Duke pasur parasysh që ekstremi tjetër është zhvlerësimi i lekut, në gjykimin tim nuk është afatgjatë. Shqipërisë do t’i shërbente një kurs stabël këmbimi që për momentin nuk duket që është reflektuar në treg”.
()