FOTO/ Ndryshim kursi, Juve fut në lojë Vlahovic, “Zonja e Vjetër” kërkon Lukakun plus para kesh
Çështja “Lukaku” mbetet një temë e nxehtë në Itali, kjo pasi e ardhmja e tij pritet të ketë një efekt domino edhe te Dusan Vlahovic. Pavarësisht se sulmuesi belg nuk beson shumë se kalimi i tij në Torino do të realizohet, fakt është që drejtuesit e Juves po bëjnë gjithçka për të siguruar kartonin e tij. Në parim, Juve ka gjetur akordin total me Chelsea, 37,5 milionë euro kesh, plus 2,5 të tjera bonuse, kaq vlerësohet Lukaku, por kjo është një shumë që Juve nuk dëshiron t’i shpenzojë pasi duhet të jenë korrekt me rregullat e UEFA-s, me këtë të fundit që sapo e dënoi duke e përjashtuar nga Conference League dhe duke e gjobitur me 20 milionë euro.
Në këtë pikë në lojë futet Vlahovic. Juve po bën gjithçka që serbi të transferohet në Londër, e jo në Paris, pjesë e marrëveshjes me Chelsea për Lukakun. Palët kanë rënë dakord për një shkëmbim të tillë dhe sipas mediave italiane tani po diskutohen vetëm detajet, shumën që Juve kërkon në shkëmbim. Drejtuesit bardhezi kërkojnë 35-40 milionë euro kesh për Vlahovic, plus Lukakun. Ky ndryshim kursi, përfshirja e Vlahovic në negociata, bën që telenovela Lukaku të zgjatet pasi drejtuesit e Chelsea do të bëjnë gjithçka për të ulur kostot e këtij operacioni.
()