Tue, Nov 26, 2024

Inceneratori i Tiranës, Ina Zhupa: SPAK ka sekuestruar letra, peshqit e mëdhenj po notojnë ende

  • PublishedAugust 1, 2023

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit të SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Në një postim  në Facebook, Zhupa shkruan se SPAK sekuestroi vetëm letra dhe se peshqit e mëdhenj janë ende duke notuar.

Postimi i plotë:

SPAK sekuenstron inceneratorin e Tiranës!

Lajm i mirë por në fakt incenerator nuk ka. SPAK ka sekustruar letra dhe rrethon skenën e krimit sepse asnjë tullë nuk u vu për incenerator.

Vite denoncime, nga Sharra, nga selia, nga kuvendi, ne gjykatë përballe Mirel Mërtirit dhe më fund u morr një masë për inceneratorin fantazëm.

Peshqit e mëdhenj ende notojnë në paratë që i japin çdo ditë inceneratorit që nuk ekziston!

Asgjë nuk do bëhej pa vullnetin dhe firmën e Ramës dhe Veliajt.

AlbaniaWeb.net