Tue, Nov 26, 2024

Pas denoncimit të manipulimeve, Berisha nis analizën për 14 majin

  • PublishedAugust 1, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë, ka bërë një analizë të humbjeve të zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Kjo deklaratë vjen pas denoncimeve të manipulimeve gjatë procesit zgjedhor, por edhe para. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se raporti do i dërgohet edhe ndërkombëtarëve.

“Thirrëm këtë mbledhje për të kaluar tani për të mbyllur një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme që ne e kemi cilësuar mbrojtjen e votës. Për të kaluar në një fazë të re, të një analize të thellë të PD-së , mbi funksionalitetin e saj gjatë fushatës elektorale. Me këtë rast dua të falënderoj kandidatë, ata mijëra anëtarë dhe simpatizantë tanë që u angazhuan me përkushtim të madh për rezultatin më të mirë të mundshëm në zgjedhjet që kaluam. U garantoj atyre se mundi dhe djersa e tyre ka dhe do të të vlerësimin më të thellë të PD-së. Nuk është rezultat i mundit të tyre, nuk është pa fryt. Ajo çka ua rrit, u arrit për shkak të angazhimit ët tyre. Kjo nuk do të thotë se ky përkushtim ishte i njëtrajtshëm. Nuk do të thotë se nuk pati defekte dhe të meta në makinerinë tonë elektorale, ndaj ne kemi një analizë të plotë të procesit zgjedhor”, u shpreh Berisha.

AlbaniaWeb.net