Prezantimi i Icardit në Turqi, tifozët për Wanda Nara: Do jemi gjithmonë pranë teje…
Mauro Ikardi u prezantua te Gallatasaraj si lojtari më i ri i skuadrës turke, përpara më shumë se 40 mijë tifozëve. Krahë tij u shfaq dhe bashkëshortja e futbollistit, Uanda Nara së bashku me katër fëmijët e saj.
Prej kohësh ajo u përfol se vuan nga leucemia dhe se është duke marrë kurime të vazhdueshme dhe tifozët turq menduan dhe për të.
Në disa banera në stadium shkruhej: “Familja jonë do të jetë gjithmonë pranë teje” dhe “Shërim të shpejtë”, të cilat e bënë modelen të ndihej e prekur.