ZYRTARE/ Dinamo njofton divorcin me Mehmetin, Di Biagio “ankoron” në kryeqytet
Nuk kishte asnjë dyshim, por tashmë është zyrtare: Klubi i Dinamos njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Dritan Mehmeti. Ekipi kryeqytetas zbuloi se palët e kishin marrë një vendim të tillë që në përfundim të fazës përgatitore të zhvilluar në Pogradec, por vetëm tashmë e bënë zyrtare, kjo pasi më herët ishte vetë trajneri që e bëri publik një vendim të tillë.
Dinamo falënderon Mehmetin, ndërsa tashmë mbetën në pritje që Luixhi Di Biaxho të zbarkojë në kryeqytet për të formalizuar marrëveshjen e arritur prej ditësh. Dinamo pritet të ndryshojë totalisht këtë edicion me një staf të ri dhe me disa lëvizje në tregun e transferimeve.
()