Dëshmitë tronditëse të Dumanit ‘zbërthyen’ 18 ngjarje kriminale, SPAK mbyll hetimet për operacionin “Plumbi i Artë”
SPAK ka mbyllur hetimet për operacionin “Plumbi i Artë”. Megaoperacioni që çoi në zbulimin e 18 ngjarjeve të renda kriminale, erdhi pas dëshmive tronditëse të Nuredin Dumanit, një vrasës me pagesë që pranoi të bëhej i penduar i drejtësisë.
Lajmi u konfirmua për nga gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se organi i akuzës u ka komunikuar akuzat personave te dyshuar. Ne kuadër të këtij operacioni u zbardhen 18 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura ndër vite, kryesisht vrasje me pagesë për rivalitet mes bandave.
()