Eni Jani falenderon njerëzit që i qëndruan pranë për operimin e Gencit Fugës
Bashkëshortja e aktorit, Genci Fuga, Eni Jani para disa ditësh kërkoi ndihmën e miqve dhe kolegëve në rrjetet sociale për të kontribuar për mbledhjen e parave për operacionin e vështirë të cilit iu nënshtrua bashkëshorti i saj.
Sot ajo ka ndarë një falenderin për të gjithë ata që kontribuan që nga dtejtori i RTSH-aë, Alfred Peza, pronari i spitalit privat ku u bë ndërhyrja, Profesor Mevlan Shanaj, Regjisorit Kico Londo, ministrja Ogerta Manastirliu, Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ajo veçon edhe suportin e artistit Flori Mumajesi i cili i ka qëndruar pranë që në momentet e para.
“E verteta dhe mirenjohja ime. Per pune sekondash une do postoja nje status mirenjohje dhe falenderimi per te gjithe ata qe vepruan dhe me qendruan prane. Me sjellin linkun qe qeveria akordoi nje fond prej 2 milione leke te rinj per nderhyrjen e Gencit. Pas kesaj ndjeva se ajo qe kisha pergatitur per te postuar do keq interpretohej dhe nuk e postova duke mos dashur te cenoj kurresesi dinjitetin e Gencit dhe respektin tim per te. Por ne si cift pervec parimit te mirnjohjes kemi dhe ate te se vertetes dhe vendosa qe falenderimeve te mija ti shtoja dhe te verteten e asaj nate dhe pse mbase ata qe jane pjese e se vertetes e falenderimit nuk do e pelqenin qe ti publikoja. (Ju kerkoj ndjese per kete )Por une nuk mund te rri pa i thene keto te verteta e falenderime.Dua ta nis nga momenti i veshtire ku gishti im i dha “send” postimit ne instagram dhe fb. Sapo doli postimi, qe nje reagim i menjehershem sensibilizimi qe ma ngrohu zemren dhe me mbushi me force , me ate force qe eshte e domosdoshme ne ato momente.
Te dashur miq, te njohur dhe te panjohur, sidomos ju te panjohur qe madheshtine e Gencit e sollet aq ngrohte tek une me respektin e simpatine per te. Ju drejtohem duke ju thene se nuk kam ditur asnjehere te jem e mire me fjalen por fjalet e zemres nuk i kam kursyer asnjehere sepse jane gjithmone te verteta e kur jane te verteta jane te ndjera. E verteta ime eshte dashuri dhe respekt per gjthesecilin nga ju qe ishit prane nesh. Perulem perpara dashurise suaj ashtu sic perulem ne skene perpara duartrokitjeve tuaja.
Ju dua!!!!!”