Gjendet e pajetë një e re poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës, dyshohet se…
Një e re, rreth moshës 20-30 vjeçe është gjetur e pajetë poshtë urës së ‘Dajlanit’ në Durrës.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkaWeb viktima dyshohet si përdoruese e drogës dhe prostitucion. Sakaq po bëhet ekzaminimi ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.