Wed, Nov 27, 2024

Ndezi zjarr në tokën e tij, arrestohet 51-vjeçari në Lezhë, policia: Përbën krim

  • PublishedAugust 2, 2023

Një 51-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi i vuri zjarr tokës që ishte në pronësi të tij. Për pasojë ka djegur 4 dynym tokë arë.

Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet D.Ll. Policia i bën apel qytetarëve që mos ndezin zjarr në asnjë rast pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalet.

Njoftimi:

Manati, Lezhë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bën të mundur arrestimin e një shtetasi përgjegjës për një tjetër rast zjarrvënieje. Ndezi zjarr në tokën pronësi të tij, për të djegur mbetjet e bimëve të grurit, dhe si pasojë u dogjën 4 dynym tokë arë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 51-vjeçari. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte ndezur një zjarr në tokën pronësi të tij, në fshatin Manati, është bërë i mundur neutralizimi i flakëve, si dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit D. Ll., 51 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë. 51-vjeçari dogji një sipërfaqe prej 4 dynymësh tokë arë, në pronësi të tij, si pasojë e ndezjes së një zjarri për të djegur mbetjet e bimëve të grurit. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

()

AlbaniaWeb.net