Një vit nga tragjedia e Himarës/ Në kujtim të Jonadës, 7-vjeçares që u përplas për vdekje nga një gomone, ka ende skafe që thyejnë perimetrin
Një vit më parë në plazhin e Potamit të Himarës, 7-vjeçarja Jonada Avdia humbi jetën tragjikisht teksa po lahej në bregun e detit, pasi u godit nga një gomone, e cila në kundërshti me rregullat, po lundronte brenda kordonit të sigurisë. Tragjedia u shkaktua nga polici Arjan Tase, i cili po lundronte në mes të pushuesve teksa po laheshin dhe për shkak të një manovre të gabuar i mori jetën të miturës. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan.
“Familja Avdia, me origjinë nga Tropoja, kishte ardhur për pushime në atdheun e tyre, pasi prej vitesh jetonin në Angli.”
Tragjedia solli reagimin e gjithë opinion publik, ku disa ditë me radhë u zhvilluan edhe protesta. Kjo tragjedi solli edhe reagimin e policisë, e cila bllokoi të gjitha mjetet lundruese në të gjithë vijën bregdetare, ndërsa edhe këtë vit kontrollet dhe ndëshkimet për drejtuesit e mjeteve lundruese që shkelin rregullat janë shtuar dhe ka një kontroll të imtësishëm nga policia.
Më 11 korrik, Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet dhe mori zyrtarisht të pandehur ish efektivin dhe 8 policë të tjerë, që tashmë do të përballet me drejtësinë për akuzën e vrasjes me dashje në mënyrë indirekte. Sipas Prokurorisë, Tase nuk ka respektuar zonën e kufizuar për pushuesit, e cila nuk duhet të kalohet nga mjetet lundruese dhe ka bërë manovër të gabuar gjatë drejtimit të skafit, duke përplasur për vdekje 7-vjeçaren.
“Vdekja e Jonadës na tronditi dhe na bëri të reflektojmë për shoqërinë ku jetojmë. Të gjithë si shoqëri duhet të luftojmë fort, në çdo mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më kurrë dhe që të bëhet drejtësi për Jonadën. Autori duhet të marrë dënimin maksimal nga drejtësia, dënim që ende nuk është dhënë dhe që të gjithë e presim.”
()