Detajet/ Pasi pinë lëndë narkotike me 32-vjeçaren, e vranë, dëshmitare të krimit edhe tre vajza, mes tyre një e mitur
Zbardhen të tjera detaje nga krimi që ndodhi dje në Durrës, ku një 32-vjeçare u gjet e pajetë në ‘Urën e Dajlanit’. Gazetari Igli Çelmeta raportoi në një lidhje telefonike për News24 se Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, dy autorët e dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës, ishin në shoqërinë edhe të tre vajzave të tjera kur ka ndodhur krimi.
Mësohet se mes tyre ishte dhe një vajzë e mitur, rreth 15 vjeçe. Gazetari tha se pasi kishin pirë lëndë narkotike të gjithë se bashku, dy autorët kanë qëlluar 32-vjeçaren me thikë në brinjë, duke i shkaktuar asaj vdekjen.
Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë, u arrit edhe zbulimi i ngjarjes. Ndërkohë për moskallëzim krimi janë proceduar dhe tre shtetaset që ishin të pranishme në krim.
()