Wed, Nov 27, 2024

“Inceneratorët, produkt i veprimtarisë kriminale”, ish-deputeti i PS: pasqyrojnë zaptimin e Shqipërisë nga monopolet

  • PublishedAugust 3, 2023

Ish-deputeti dhe ish-sekretari i Partisë Socialiste, Ilir Zela, ka folur në lidhje me çështjen e inceneratorëve, ku është shprehur se janë produkte të veprimtarisë kriminale.

Përmes një postimi në Facebook, Zela është shprehur se inceneratorët nuk janë vepra publike që kanë si qëllim zgjidhjen e emergjencës mjedisore, por  janë produkte te veprimtarisë kriminale.

Ndër të tjera Zela ka deklaruar se inceneratorët pasqyrojnë zaptimin e Shqipërisë nga monopolet dhe abuzimin me pushtetin. Ky reagim ven pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës nga SPAK.

Postimi i plotë i Zelës:

Inceneratoret nuk jane vepra publike, nuk jane zgjidhje te emergjences mjedisore, nuk jane partneritet publik privat, nuk jane burime energjie.

Inceneratoret jane produkte te veprimtarise kriminale!

Jane shfaqja me e turpshme e zaptimit te Shqiperise nga monopolet, papergjegjshmeria dhe abuzimi me pushtetin.

Jane ilustrimi i rezultatit te pushtetit pa llogaridhenie.

Jane kulmi i çatise se zhvatjes sistematike te shqiptareve!

Inceneratoret jane fundi i populizmit me te shemtuar politik i cili iu imponon prej vitesh shqiptareve perversitetin si modernitet!

Inceneratoret jane klithma e nje populli te zhvatur i cili kerkon drejtesi!

AlbaniaWeb.net