Tue, Nov 26, 2024

Infeksionet e Veshit tek Fëmijët – 5 Përgjigje për Prindërit e Shqetësuar

  • PublishedAugust 3, 2023

Që kur janë 6 muajsh e deri kur mbushin 3 vjeç fëmijët janë të prirur të preken nga infeksionet e veshit.

Ata ankohen shpesh për dhimbje të forta dhe nuk i mbajnë dot lotët.

Infeksionet e veshit mund të shkaktohen nga një virus apo bakter.

Ato mund të jenë edhe simptomë e ndonjë sëmundjeje.

Dhimbjet e veshit, thonë ekspertët, mund të jenë akute dhe kronike.

Dhimbjet akute kanë të bëjnë me një infeksion aktiv të veshit që shkakton dhimbje dhe temperaturë.

Ndonjëherë ky problem mund të shkaktojë humbje të përkohshme të dëgjimit.

Dhimbja kronike e veshit shkaktohet nga akumulimi i vazhdueshëm i lëngjeve jo domosdoshmërisht të infektuara në daullen e veshit.

Një gjë e tillë dëmton dëgjimin por edhe shpalos probleme të tjera me të folurën.

Cilat Janë Shenjat E Një Infeksioni Në Vesh ?

Shenjat treguese kur fëmija juaj vuan nga infeksioni në vesh janë :

  • Sjellje nervoze,
  • Temperaturë e lartë,
  • Probleme me dëgjimin,
  • Fërkimi i përsëritur i veshit,
  • Rrjedhje e veshit me ngjyrë të bardhë, verdhë apo me aromë të keqe.
  • Infeksion në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.

Si Mund Të Trajtoni Infeksionet E Veshit ?

Antibiotikët nuk janë gjithmonë të domosdoshëm kundë rinfeksioneve të veshit.

Megjithatë, dhënia e tyre është në varësi të vendimit të doktorit.

Ky i fundit mund të rekomandojë aplikimin e tubave të veshit që ndihmojnë në kullimin e tij dhe eliminimin e dhimbjes.

Kur Duhen Marrë Në Konsideratë Tubat E Veshit?

Ju duhet të konsideroni vendosjen e këtyre tubave në rast se fëmija juaj :

Ka pasur tre episode infeksionesh brenda tre muajsh ose 6 infeksione brenda 12 muajsh.

Inkfesioni i veshit nuk largohet pavarësisht antibiotikëve.

Akumulimi  mbi 3 mujor i lëngjeve në vesh që shkakton humbje të dëgjimit.

Çfarë Ndodh Nëse Fëmijës I Vendosin Tuba Në Vesh

Procedura zgjat 10 deri në 15 minuta.

Fëmija do t’i nënshtrohet anestezisë së përgjithshme. Kirurgu do të pastrojë veshin nga dylli dhe çdo papastërti.

Më pas tubat futen nëpërmjet një të çare të vogël në daullen e veshit dhe shërbejnë për kullimin e lëngjeve.

Ata mund të shkojnë në shtëpi dhe të luajnë me shokët që të nesërmen.

A Do Të Ketë Fëmija Juaj Nevojë Për Ndërhyrje Për Heqjen E Tubave ?

Tubat zakonisht bien vetë 2 vjet pas futjes në vesh.

Fëmija juaj as do ta vërejë rënien e tyre, thonë ekspertët./AgroWeb.org