Thu, Nov 28, 2024

Përplasja e “EMS” për Portin e Durrësit, Ambasada Gjermane për “News24”: Është në interes të të dyja vendeve që kompanitë tona të investojnë në Shqipëri!

  • PublishedAugust 3, 2023

Në një reagim për News24, Ambasada Gjermane ka deklaruar se po ndjek me vëmendje zhvillimet në lidhje me koncesionin e kompanisë gjermane EMS  në portin e Durrësit. Ata deklarojnë se për procedurat që ende vijojnë, nuk mundtë shprehen.

“Është në interes të dy vendeve tona që kompanitë gjermane dhe kompani të tjera ndërkombëtare të gjejnë një mjedis tërheqës për investime në Shqipëri. Për këtë janë thelbësore kushtet e drejta dhe ligjore”, thuhet në këtë reagim të Ambasadës.

Kujotujmë se EMS akuzoi të shtunën APD-në për veprime arbitrare, pasi kishte hyrë me forcë në terminal, në orët e para të mëngjesit dhe kishte bllokuar me blloqe betoni ushtrimin e veprimtarisë së kompanisë koncesionare.

Në reagimin e saj, EMS theksonte se i është cënuar dhe kufizuar aksesi në zonën e koncesionit.

 

AlbaniaWeb.net