Shtëpia e saj në Turqi u grabit, zbulohet shifra marramendëse që i vodhën Morena Tarakut
Autorët u larguan nga banesa e Morena Tarakut në Turqi me shuma marramendëse. Bëhet fjalë për plot 340 mijë euro, ku përfshihen rreth 15 mijë dollarë cash dhe ora, stoli të ndryshme, gjerdan e byzylykë.
Sipas raportimit të televizionit turk “Show”, hajdutët duhet ta kenë “studiuar” prej kohësh shtëpinë e Morenës.
“Hajdutët dukeshin sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, pasi kanë hyrë në shtëpi kanë shkuar në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht e thyen derën dhe hynë.I kanë marrë xhevahiret nga këtu dhe më pas shkuan në kasafortë. Ishin më shumë se 15 mijë dollarë (13 mijë euro), ora, stoli, gjerdan, byzylykë, mendohet se janë mbi 300 mijë euro”.
Ka qenë vetë këngëtarja, e cila në reagimin e saj ka publikuar në rrjete sociale foto nga vjedhjet, ku shihen se i mungojnë bizhuteritë luksoze “Cartier”.
Grabitja e saj është transmetuar gjithashtu në një edicion informativ në Turqi, ku u shfaqën edhe pamje nga shtëpia e këngëtares.