VIDEO/ Besiktas shumë i fortë për Tiranën, bardheblutë eliminohen në turin e dytë të Conference League
Tirana është eliminuar në turin e dytë të Conference League. Bardheblutë u mposhtën 3-1 në Stamboll nga Besiktas, ndërsa sonte në “Air Albania” takimi përfundoi 0-2 në favor të skuadrës së Senol Gunes.
Ndeshja nisi me vonesë dhe me mjaft tension, pas hedhjes së fishekzjarreve në fushë nga tifozët turq dhe më pas përplasja me lojtarin e 12-të të kundështarëve.
Rasti i parë konkret i takimit erdhi në minutën e 10-të me Aboubakar, por sulmuesi i Besiktas nuk u tregua i saktë me kokë. Ekipi i Shehit u kundërpërgjigj me Deliun në minutën e 19-të, duke lëshuar kështu sinjale të qarta për portën turke.
Në fundin e fraksionit, mysafirët pretenduan për penallti për shkak të një shtyrje të Haxhiut ndaj Fernandes. Nuk mendoi kështu arbitri anglez Attwell, i cili sinjalizoi vazhdimin e takimit.
Fati nuk ishte me Tiranën në pjesën e parë, pasi u dëmtuan dy lojtarë si portieri Gentian Selmani dhe mesfushori, Ardit Deliu. Për t’i shuar një herë e mirë shpresat e vendasve për një kualifikim të mundshëm mendon Amartey, në minutën e 57-të.
Pak më pas, Arthur Masuaku u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Besiktas me një lojtar më pak. Nuk vonoi shumë edhe goli i dytë, me Aboubakar. Përfundon aventura europiane për Tiranën, skuadër e cila tashmë duhet të foksuohet në objektiva të tjerë. JS
()