“Do të hyj për show”, zbulohet një tjetër banore e BBV3? (Emri)
Në një intervistë televizive këngëtarja Adelina Tahirin ka folur në lidhje me spektaklin e Big Brother Vip, dhe se pse e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë.
Ajo tha se nuk ka pasur rrethanat e duhura dhe se për shkak të moshës së djalit nuk ka dashur që të bëhet pjesë e spektaklit. Ajo kujtoi edhe momentin e takimit të Oltës me djalin e saj, dhe u shpreh se një shkëputje e fëmijës me nënën për një kohë të gjatë, nuk do ndikonte mirë në shëndetin e tij.
“Unë nuk është se nuk kam pasur ftesë, kam pasur në Big Brotherin e kaluar. Nuk kam pranuar për çështje të Jonit, sepse është i vogël. Të flasësh më këdo psikolog, fëmijës nuk i bën mirë largimi nga nëna. Edhe Olta e çoi deri në fund, dhe doli si shkak i fëmijës, se fëmija nuk po reagonte më, po e injoronte. Dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk e kam pranu ftesën, se Jonin nuk e kam pas në moshë dhe rrethanat e mia nuk ma lejuan të futem aty. Se unë nëse do hyja, do futesha për të bërë lojë dhe shoë, ndërsa kur ke fëmijën jashtë nuk e ke përqendrimin të plotë”, tha këngëtarja.