Tue, Nov 26, 2024

Rritet vlera e pronës, vilat në Green Coast po rishiten dyfish më shumë nga sa janë blerë

  • PublishedAugust 4, 2023

Investimi në pasuri të paluajtshme mbetet një nga bizneset më fitimprurëse në të gjithë botën. Kryesisht transaksionet më të shpeshta në këtë industri kryhen në metropolet, qendrat e banuara dhe komplekset turistike ku njerëzit janë më të interesuar për të pasur një shtëpi banimi ose për të investuar.

Shpesh investimi në pasuri të patundshme konsiderohet si një biznes i mirë, për shkak të gjenerimit të konsiderueshëm të të ardhurave brenda një kohe të shkurtër, nga rritja e vlerës së pronës.

Ky trend ka dominuar veçanërisht Green Coast, një prej resorteve më premium në vend, me standardet më të larta ndërkombëtare.

I vendosur buzë brigjeve të Palasës, investimi në Green Coast ka rezultuar tepër i suksesshëm. Këtë e dëshmojnë kërkesat gjithnjë në rritje për të pasur një pronë në këtë projekt.

Marketing 2

Sipas Drejtorit të Shitjeve në Balfin Real Estate, Eltion Koçi, 5 vite nga ndërtimi i projektit, klientët e resortit kanë mundur t’i rishesin pronat me një çmim që shkon gati dyfish më shtrenjtë nga vlera që kanë paguar fillimisht.

“Shumica e klientëve të cilët kanë blerë vilat ose apartamentet e tyre në Green Coast, kanë përjetuar një rritje të të ardhurave në mënyrë eksponenciale. Më tepër përfitojnë sidomos ata që janë të parët, të cilët që në momentin kur projekti është në fazat fillestare, kanë patur vizionin ta shikojnë se si do të jetë ai i përfunduar. Kur zonat bëhen të jetueshme është më e lehtë të perceptohet vlera e vërtetë e tyre. Klientët, të cilët i kanë rezervuar vilat kur resorti nisi të ndërtohej, por edhe në fazat e tjera të zhvillimit të tij, i kanë rishitur ato me një çmim disa herë më të lartë.

Cilido, që 4 apo 5 vite më parë ka shpenzuar 300 mijë euro për të blerë pronën e tij në Green Coast, e ka shitur atë 600 mijë euro më vonë, pra rreth dyfish më shumë. Rishitja e vilave është një trend që vijon dhe që klientët tanë po e përjetojnë edhe në projektet e tjera të grupit. Ky sukses dhe kërkesa e lartë e klientëve ka qenë shtysa kryesore, e cila ka çuar në sipërmarrjen tonë për ta zgjeruar Green Coast. Projekti i ri që po zhvillojmë do të vijë me më shumë shërbime, facilitete, hotele të markave ndërkombëtare dhe një arkitekturë të tendecave më moderne për klientët, në harmoni të padiskutuar me natyrën”.

Drejtori i Shitjeve në Balfin Real Estate and Hospitality, z.Koçi thekson se ka një rritje suprizuese të interesimit të shtetasve të huaj për të blerë prona në Green Coast.

“Me zhvillimin e ri që po merr resorti po presim përditë një kërkesë suprizuese nga shtetas të huaj që duan të blejnë në Green Coast”, po aq sa dhe një interesim të lartë nga shqiptarët në Diasporë’, thekson Z. Koçi.

Kërkesa për të investuar që në hapat e parë të zhvillimit, është duke vijuar me ritëm dhe interes të lartë në Green Coast, sidomos me projektin në zgjerim të resortit, i cili tashmë do të ofrojë mundësi më dinamike zhvillimi.

Ajo që po ndodh në Green Coast është tashmë një tendencë e projekteve të tilla, sidomos nëse do t’i referohemi edhe vendeve evropiane.

Në shumë prej vendeve evropiane, marzhi i fitimit nga rishitjet e pronave të listuara si Premium, luhatet mes 10 deri në 20% përqind. Një përqindje, e cila nëse do ta krahasojmë me atë që po ndodh në Shqipëri është gati sa gjysma e marzhit të fitimit që po përfitojnë klientët e resortit Green Coast.

Rritja e çmimeve në tregun imobiliar duket se ka shkuar paralelisht me shtimin e kërkesës për të blerë, shitur e rishitur. Sidomos në komplekse si Green Coast, i cili gjithnjë e më shumë po kthehet në vendin më të lakmuar për investim, pushim dhe për përfitim afatgjatë nga të gjitha mundësitë që krijohen.

()

AlbaniaWeb.net