Tue, Nov 26, 2024

Vasili: Me Ramën në timon hajdutëria vetëm marshon, gllabëron dhe kafshon qindra mln euro!

  • PublishedAugust 4, 2023

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar hajdut.

Teksa ka publikuar një video nga një prej fjalimeve të Ramës në fushatë elektorale ku kërkonte ‘timonin’ për të drejtuar vendin.

REAGIMI I VASILIT
Me Ramen ne timon hajduteria marshon, gllabëron dhe kafshon!
E kujtoni kete kryehajdutin, qe ulerinte ne 2017 se e donte timonin vetem!
Pranda e donte timonin vetem, qe te vidhte, plaçkiste dhe rrembente i pashqetesuar.
Prandaj e donte timonin vetem se ishte bere gati qe te mbushte thesin me qindra milion eurot e inceneratoreve.
Prandaj e donte timonin qe te vidhte ky dhe qindra hajdutet qe e rrethojne me koncesione, tendera, hipoteka, ujesjellsa, energji elektrike, zyra luksi, koncerte, e ç’tu dalë perpara.
Me Ramen ne timon hajduteria vetem marshon, gllabëron dhe kafshon qindra miliona euro!

()

AlbaniaWeb.net